Albin Kurti e Aleksandar Vuciq duket se janë pajtuar për vetëm një gjë, në takimin e sotëm që patën në Bruksel.
Dhe ajo pajtesë nuk pati të bëjë fare me politikë e as me qëndrime për e kundër pavarësisë së Kosovës.
Dakordimi i tyre, që në fakt mund të ishte edhe krejtësisht i pakoordinuar, pati të bëjë me maskat që ata i patën në Bruksel.
Kurti dhe Vuçiq patën mbrojtëse të njëjta në gojë e hundë. Te njëri e te tjetri maska ishte identike – e thjeshtë dhe me ngjyrë të kaltër kah e bardha.
Nuk dihet nëse u kujdesën të mos e “irritojnë” njëri-tjetrin, por Kurti e Vuçiq zgjodhën të mos kenë mbrojtëse nga koronvavirusi me ndonjë logo provokuese që identifikon shtetësinë e Kosovës te i pari, ose të Serbisë, te i dyti.
Nikoqiri i tyre, Josep Borrell pati një të tillë, pra nuk ishte “neutral”. Ai zgjodhi një maskë të zezë, ku dallohej edhe logo e BE-së.
Emisari i BE-së për Ballkanin dhe dialogun Kosovë-Serbi, sllovaku Miroslav Lajçak, preferoi një maskë të zezë, pa asnjë shkronjë a simbol në të


