Në ora 13:00 ne Nyon te Zvicrres është hedhur shorti per raundin e parë te kompeticionit me te ri, Europa Conference League.
Skuadra e Llapit e ka mësuar kundërshtarin në Europa Conference League.
Kundërshtar i Llapit do të jetë skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut, FC Shkupi, shkruan GazetaBlic Sport.
Fc Shkupi e kishte përfunduar edicionin 2020/21 në vendin e dytë në Superligën e Maqedonisë së Veriut.
Shkupi kishte 16 fitore, 11 barazime dhe 6 humbje në edicionin e kaluar.
Në anën tjetër, Llapi kishte 13 fitore, 4 barazime dhe 19 humbje në edicionin që shkoi.
/GazetaBlic Sport/


