Lajme

Propozimi i Kurtit për Këshill Nacional për serbët, Vuçiq: “Nuk dija nëse duhet të qeshja ose qaja”

06/15/2021 13:48
nga:Gazeta Blic

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se pala kosovare në takimin e sotëm në Bruksel në vend të Asociacionit I ka propozuar një Këshill Kombëtar për serbët.

“Ju ndaleni dhe nuk dini nëse duhet të qeshni, qani … Ju e kuptoni që keni të bëni me njerëz që nuk janë seriozë dhe të përgjegjshëm”, thotë Vuçiq.

Se Kosova ka propozuar këshill për serbët e ka konfirmuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Pas njohjes së ndërsjelltë midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, në të dy vendet tona do të kemi reciprocitet bilateral, përfshirë çështjen e pakicave këtu. Pra, serbët në Kosovë mund të kenë Këshillin e tyre Nacional siç e kanë shqiptarët dhe boshnjakët në Serbi”, ka deklaruar ai.

Kurti: Në takimin me Vuçiqin u ruajt distanca fizke, s’pati befasi