Sot zhvillohen dy super ndeshje në Kampionatin Evropian.
Hungaria dhe Portugalia do të zhvillojnë ndeshjen e parë me fillim nga ora 18:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Gjithmonë ndeshjet e këtyre dy skuadrave kanë prodhuar shumë gola dhe ashtu pritet të jetë edhe sot.
Kjo do të jetë ndeshja e parë e Grupit F , kurse ndeshja tjetër do të luhet mes Gjermanisë dhe Francës në ora 21:00.
Cristiano Ronaldo do të bëhet lojtari i parë që do të marrë pjesë në pesë turne të ndryshme të Kampionatit Evropian. Do të jetë një rekord i ri i vendosur nga sulmuesi portugez.
/GazetaBlic Sport/


