Sporti

Spektakël i madh në ndeshjen Hungari – Portugali, 67 mijë tifozë pritet të jenë në stadium

06/15/2021 12:18
nga:Mergim Rreci

Sot zhvillohen dy super ndeshje në Kampionatin Evropian.

Hungaria dhe Portugalia do të zhvillojnë ndeshjen e parë me fillim nga ora 18:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Gjithmonë ndeshjet e këtyre dy skuadrave kanë prodhuar shumë gola dhe ashtu pritet të jetë edhe sot.

Kjo do të jetë ndeshja e parë e Grupit F , kurse ndeshja tjetër do të luhet mes Gjermanisë dhe Francës në ora 21:00.

“Puskas Arena” në Budapest do të jetë vendi ku do të zhvillohet ndeshja në mes Hungarisë dhe Portugalisë, atje ku stadiumi pritet të jetë i mbushur me tifozë.

Ky stadium ka kapacitet 67,000 mijë ulëse dhe pikërisht 67 mijë tifozë pritet të jenë në këtë takim.

/GazetaBlic Sport/