Lajme

Vuçiqi urdhëron: 15,000 trupa serbe u bënë gati këtë mëngjes për ‘Vetëtimën’

06/15/2021 11:28
nga:Gazeta Blic

B92 serb raporton se me ‘urdhrin e Komandantit Suprem të Ushtrisë Serbe, Aleksandër Vuçiq, 15.000 trupa serbe sot janë në ‘gjendje gatishmërie’.

Siç raporton medium serb, kjo është bërë në kuadër të ushtrimit ushtarak “Vetëtima 2021”.

“Bazuar në direktivën e Komandantit Suprem të Ushtrisë Serbe, presidentit Aleksandër Vuçiq, njësitë, komandanat dhe institucionet e ushtrisë serbe, janë të gatshme në këtë mëngjes”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së punëve të brendshme serbe.