Sporti

Deontay Wilder – Tyson Fury, sonte përballja “sy me sy”

06/15/2021 11:14
nga:Mergim Rreci

Deontay Wilder do të luftojë përsëri për të rimarrë titullin botëror WBC ku ai përballet me Tyson Furyn.

24 korrik do të jetë data e madhe e këtij meçi, shkruan GazetaBlic Sport.

Sonte të dy bokserët do të kenë përballjen e tyre të parë “Face to Face”, përballje kjo e para që nga lufta e tyre të fundit.

Pas një barazimi mahnitës në dhjetor të 2018, 32 vjeçari Fury dominoi ndeshjen e vitit të kaluar.

Të dy bokserët kanë qenë pasivë që nga lufta e tyre e fundit dhe kjo do të jetë hera e parë që ata luftojnë.

/GazetaBlic Sport/