Luis Enrique foli pas ndeshjes së mbrëmshme ndaj Suedisë.
Spanja nuk arriti dot që ta gjej rrugën e golit, duke e mbyllur ndeshjen në një barazim pa gola.
Ai tha se kombëtarja e Spanjës e dominoi ndeshjen, përcjell GazetaBlic Sport.
“Nuk më lë të ndihem shumë ndryshe nga ajo e spektatorëve ose gazetarëve. Ne kemi qenë superior ndaj një rivali që ka vendosur të mbrohet dhe ta bazojë atë në gjenerimin e rrezikut në një lojë me topa të gjatë. Ata kanë pasur një shans dhe do të kishte qenë e padrejtë të fitonin”.
Trajneri ishte i kënaqur me shumë arritje dhe shanse të krijuara.
“Mungesa e golit? Është përgjigja e zakonsjme. Ajo që përpiqemi është të krijojmë raste, për këtë duhet t’i bëjmë gjërat mirë. Fusha nuk na ndihmoi shumë, nëse shihni lojtarët tuaj më të mirë që nuk mund ta kontrollojnë topin …Duhet që bari të jetë më i mirë. Ne kemi pasur raste, por nuk i kemi materializuar ato”, përfundoi Enrique.
/GazetaBlic Sport/


