Rrjeti “RAI” vazhdon me dokumentarët ndaj grupit aktual të Italisë, teksa në serinë e fundit protagonist ishte trajneri Roberto Mancini që tregon disa prej “sekreteve”.
Mancini ka treguar se është një besimtar i madh dhe se feja i ndihmon shumë, përcjell GazetaBlic Sport.
“Jam besimtar i devotshëm katolik, një praktikant i fesë, pasi jam rritur në kishën poshtë shtëpisë. Të bësh sot trajnerin duhet të kesh besim e durim dhe feja më ndihmon këtë. Më shumë sesa të mësoj futboll, unë dua të jem një edukator i lojtarëve të mi, pasi jeta nuk të ofron gjithçka menjëherë”.
/GazetaBlic Sport/


