Sporti

”Allianz Arena” nikoqir i një super ndeshje, Gjermania dhe Franca do të përballen sonte

06/15/2021 08:43
nga:Mergim Rreci

Sot zhvillohen dy super ndeshje në Kampionatin Evropian

Hungaria dhe Portugalia do të zhvillojnë ndeshjen e parë me fillim nga ora 18:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Gjithmonë ndeshjet e këtyre dy skuadrave kanë prodhuar shumë gola dhe ashtu pritet të jetë edhe sot.

Një finale para finales pritet të zhvillohet me fillim nga ora 21:00.

Gjermania dhe Franca do të përballen në ”Allianz Arena”.

Pritet një ndeshje fantastike me të kombëtaret që janë jashtëzakonisht të përgatitura për këtë ndeshje.

/GazetaBlic Sport/