Lajme

Në dokumentin e Osmanit për shkarkimin e Dakës, përmendet edhe mbledhjen e KQZ-së ku nuk u certifikua Kurti

06/14/2021 17:27
nga:Q R

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka shkarkuar Valdete Dakën nga pozita e kryetares së KQZ-së, shkruan GazetaBlic.

Në arsyetimin e Presidentes Osmani, të siguruar nga thuhet se vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është organ kushtetues dhe i pavarur, i cili drejton dhe i veritikon te gjitha veprimet qe kane bëjnë me procesin e zgjedhjeve dhe gjithashtu i shpall rezultatet 0)00. Zgjedhjet si elementi me rendesishem i demokracisë, sidomos asaj përfaqësuese. janë te një rëndësie te veçante per secilin shtet. Ndërmarrja e veprimeve relevante ne lidhje me zgjedhjet, përfshirë organizimin dhe mbarëvajtjen e tyre nënkupton edhe obligimin themelor te KQZ-se si organ menaxhues i zgjedhjeve”, thuhet në vendim.

Kurse në vend të Valdete Dakës, është emëruar kryetari i ri, gjyqtari Kreshnik Radoniqi.

Në arsyetimin e vendimit për shkarkimin e Dakës, përmendet edhe data 22 janar të këtij viti, në të cilën datë u mbajt mbledhja e KQZ-së për certifikimin e listave zgjedhore të subjekteve politike për zgjedhjet e parakohshme që u mbajtën më 14 shkurt.

“Të gjithë qytetarët e Kosovës ishin dëshmitarë të presionit të paprecedent nga Kryesuesja kundrejt stafit të KQZ-së në mbledhjen e 22 janarit të vitit 2021. Një presion i tillë, fatkeqësisht përsëri implikon ndikime të jashtme në vendimmarrje të KQZ-së”, thuhet tutje në vendim.

Sipas arsyetimit, Daka me sjelljet e saj ka vënë në rrezik edhe afatet për proceset zgjedhore të përcaktuara paraprakisht nga vet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

LEXO EDHE:

Dokument: Shkarkohet Valdete Daka