Sporti

Çekia mposht Skocinë, Schick shkëlqen me eurogol

06/14/2021 16:52
nga:L J

Kombëtarja e Çekisë ka fituar ndeshjen ndaj Skocisë.

Çekia triumfoi ndaj Skocisë me rezultatin 0:2 në ndeshjen e grupit D të Euro2020, shkruan GazetaBlic Sport.

Në këtë sfidë shkëlqeu sulmuesi i Republikës së Çekisë, Patrick Schick, i cili realizoi dy golat e fitores së kombëtares së tij.

Madje, ai realizoi një eurogol të vërtetë, pasi gjeti cakun nga 45.5 metra.

Çekia tani shkon në kuotën e tre pikëve, po aq sa Anglia, kurse Kroacia dhe Skocia mbeten pa pikë.

/GazetaBlic Sport