Lajme

Matoshi pas shkarkimit të Dakës: Me këtë akt presidentja ra nën diktatin e LVV-së

06/14/2021 16:42
nga:Q R

Analisti i çështjeve politike, Halil Matoshi, ka komentuar shkarkimin e Valdete Dakës, për çka thekson se, presidentja me këtë akt ra nën diktatin e LVV-së, shkruan GazetaBlic.

Sipas tij, shkarkimi i Dakës manifeston kapjen e institucioneve të pavarura.

Postimi i plotë:

Presidentja marionetë në duert e VV
Vjosa Osmani i nënshtrohet Sami Kurteshit, i cili në KQZ ka manifestu sjellje psikotike, tue besue në përndjekje dhe se tjerët po e damtojnë.
Pra me këtë akt Presidentja ra përfundimisht nën diktatin e LVV.
Shkarkimi i Valdete Dakës, (që ka dëshmu kredibilitet dhe e ka rujtë integritetin e institucionit dhe zgjedhjeve në Kosovë) âsht pasojë e syndromit të Vitit Zero dhe manifeston kapjen e institucioneve të pavaruna.
Keni kërkue shikoni: Kapjen e shtetit.

Pas shkarkimit të Valdete Dakës, PDK thërret konferencë për media