Lajme

Kurti e Bislimi nisen për në Bruksel, zëdhënësi i qeverisë tregon çka bisedohet nesër në takim me Vuçiqin

06/14/2021 15:39
nga:N M

Perparim Kryeziu zëdhënës i Qeverisë së Kosovës përmes një njoftimi në faqen e tij në Facebook ka treguar se kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe zëvendës kryeministri Besnik Bislimi kanë udhëtuar në Bruksel për t`u takuar të martën me presidentin Aleksandër Vuçiq, shkruan gazeta Blic.

Njoftimi i plotë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Bislimi, ka udhëtuar për në Bruksel për takimin e paralajmëruar për ditën e nesërme në mes tij dhe Alexander Vuçiq. Siç kemi thënë në vazhdmësi, takimi i nesërm nuk është takim i dialogut, por takim për dialogun, për dialogun e ardhshëm. Aty kryeministri Kurti do të paraqes vizionin dhe qëndrimet tij dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për të, e i cili duhet të jetë parimor dhe i drejtë, në shërbim të popujve të dy vendeve dhe i shkëputur nga ai i kaluari. Pra nga takimi synohet dakordim rreth kapitullit të ardhshëm të dialogut dhe agjendës së tij, pas diskutimeve shterruese të ditës së premte në Kuvendin e Republikës së Kosovës për dialogun e mëparshëm dhe dëmet e shkaktuar nga ai.

LAJMI I FUNDIT: Haki Rugova dënohet me 1 vit burgim efektiv për korrupsion