Pasi Joao Cancelo u testua pozitiv, trajneri i Portugalisë vendosi t’a zëvendësojë në listën e lojtarëve të grumbulluar për Kampionatin Evropian.
Zgjedhja e selektorit portugez është Diogo Dalot, shkruan GazetaBlic Sport.
Mbrojtësi i Manchester United i cili ishte i huazuar te Milan është nisur për t’iu bashkuar Kombëtares portugeze.
Dalot ka folur për momentin kur ekipi kombëtar i Portugalisë e njoftoi se ai do të ishte pjesë e tyre.
“Ishte, pa dyshim, një moment i mrekullueshëm. Isha me pushime, duke shkuar në një restaurant dhe më telefonuan nga Portugalia. Ishte një moment i veçantë. Për një kohë të gjatë unë doja të isha në Kombëtaren dhe ishte një moment i madh krenarie. Kam dëgjuar që është një grup shumë i mirë, i bashkuar dhe që i ndihmon lojtarët e rinj për tu integruar. Shpresoj të integrohem sa më parë në ekip në mënyrë që t’i ndihmojë Portugalisë në Evropian”, tha Dalot.
/GazetaBlic Sport/


