Lajme

I akuzuari në rastin “Stenda 2” emërohet u.d. i Klinikës së Kardiologjisë

06/14/2021 12:49
nga:N M

Lulzim Kamberi është emëruar Ushtrues i Detyrës së Drejtorit të Klinikës së Kardiologjisë edhe pse i njëjti është i dyshuar në rastin “Stenda2”.

Gazeta Blic ka marrë vesh se Kamberi është emëruar në këtë pozitë pas shkarkimit të drejtorit të mëparshëm, Ilmi Jashari.

Emërimin në pozitën e U.D të drejtorit të kësaj Klinike e kanë konfirmuar edhe nga zyra për media e Qendrës Klinike Univesritare të Kosovës.

“Po është emëruar U.D i drejtorit”, kanë thënë nga kjo zyrë për Gazeta Blic.

Javën e kaluar, vendimi për shkarkimin Ilmir Jasharit që mbante pozitën e drejtorit të Kardiologjisë kishte ardhur pas raportit të Komisionit për mbarëvajtje në punë, i cili ka konstatuar se më datë 25 maj në ora 12 nuk është gjetur asnjë kardiolog në njësinë koronare në shërbim të pacientëve.

Përveç Jasharit me procedurë disiplinore është përballur edhe drejtori i Anestezionit Dr. Nehat Baftiu.

Ai është dënuar me heqje të pagës.Vendimi i Komisionit Disiplinor vjen për shkak të mungesës së një anesteziologie në punë në kohën kur po kryheshin disa operacione në kirurgji dhe urologji.

Në mesin e të akuzuarve që po përballen me procesin gjyqësor në rastin “Stenda2” përveç Lulzim Kamberit janë edhe Gani Bajraktari, Faik Shatri, Hamza Selmani, Banush Gashi, Fisnik Hima, Kelmend Pallaska, Daut Gorani, Hajdin Qitaku, Agim Krasniqi, Ejup Pllana, Edmond Haliti, Afrim Poniku, Nehbi Musliu, Dardan Koqinaj, Avni Batalli, Xhevdet Krasniqi, Lezer Prekpalaj, Rexhep Manaj, Nehat Rexhepaj, Florim Sadiku, Reshat Emra, Halim Haliti, Agron Leka, Agron Besimi, Galina Berisha, Bajram Mziu, Driton Miftari, Besnik Koliqi, Mirdi Strana, Shemsedin Shabollari, Besim Guda, Bajram Preteni, Ismajl Avdimetaj, Petrit Ademaj, Aferdita Selmanaj, Salih Shala, Luan Pazhari.