Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë që nuk është e drejtë që të mos vlerësohet puna e Qeverisë në uljen e rasteve me COVID-19.
Tutje Kusari Lila ka thënë se situata ka ndryshuar që kur ishin bërë kërkesat për debatin parlamentar nga PDK-ja më 16 prill.
“Ajo çka mungon në këtë debat është se kërkesa kur është bërë ka munguar ideja në kontekstin kohor. Trajtimi i kërkesës për debat në Kryesi është bërë sipas procedurës. Krahasuar me atë kohë kur e keni bërë kërkesën për debat është 0.3% numri i të infektuarve”.
“Diskutimi për debatin parlamentar të ftuar nga PDK-ja për gjendjen e ekonomisë në kohë të pandemisë është bërë më 16 prill 2021, në atë kohë deputetët e PDK-së kanë sjellë në Kuvend tri kërkesa për debate parlamentare. Që të trijat tashmë me këtë të fundit, përmbyllen megjithatë ajo çka i mungon ose çka vërehet është se i ka humbur konteksti kërkesës”.
“Masat ishin të vendosura nga 7 deri më 18 prill, në atë kohë kur është bërë kjo kërkesë është menduar që Qeveria po ia huq me këto masa. Në atë kohë kur është dorëzuar kërkesa për debat, nga 3230 testime ishin 520 raste pozitive, dje më 15 qershor, nga mbi 2 mijë testime kanë qenë 7 raste”, ka thënë Kusari-Lila.


