Sporti

Diogo Dalot i bashkohet Kombëtares portugeze

06/14/2021 12:36
nga:E K

Pasi Joao Cancelo u testua pozitiv, trajneri i Portugalisë vendosi t’a zëvendësojë në listën e lojtarëve të grumbulluar për Kampionatin Evropian.

Zgjedhja e selektorit portugez është Diogo Dalot, shkruan GazetaBlic Sport.

Mbrojtësi i Manchester United i cili ishte i huazuar te Milan është nisur për t’iu bashkuar Kombëtares portugeze.

Portugezi ka udhëtuar për në Budapest për t’u bashkangjitur me pjesën tjetër të ekipit kombëtar portugez.

/GazetaBlic Sport/