Sporti

Peter Schmeichel: “UEFA e kërcënoi Danimarkën për t’u rikthyer në fushë ndaj Finlandës”

06/14/2021 12:10
nga:E K

Ndeshja e Kampionatit Evropian mes Danimarkës dhe Finlandës u përcoll me një moment të keq kur Eriksen pësoi një sulm në zemër.

Eriksen u rrëzua pa ndjenja në fushën e lojës pas një sulmi në zemër që e dërgoi në gjendje kritike për jetën, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshja u ndalua në ato çaste dhe u duk se më nuk do të zhvillohej.

Megjithatë portieri legjendar i Danimarkës dhe Manchester Unitedit, Peter Schmeichel, tha se UEFA e kërcënoi Kombëtaren daneze se do të humbte takimin me rezultat 3-0 në tavolinë nëse nuk do paraqiteshin në fushë.

“Ata kishin 3 opsione, e para ishte që 50 minuta të mbetura të takimit të luheshin menjëherë, tjetra ishte që ndeshja të luhej nesër, kurse e treta ishte që nëse lojtarët nuk paraqiten në fushë ndeshja do t’i takonte Finlandës me rezultat 3-0”, tha Schmeichel.

/GazetaBlic Sport/