Sporti

Mourinho: “Kam qarë dhe jam lutur shumë për Eriksenin”

06/14/2021 09:46
nga:E K

Padyshim që ngjarja e dy ditëve më parë ishte një ‘tronditje’ e madhe për tërë botën e futbollit.

Christian Eriksen gjatë duelit, Danimarkë-Finlandë, u shtri në fushë pa ndjenja pasi kishte pësuar një sulm në zemër dhe ishte në gjendje kritike për jetë, shkruan GazetaBlic Sport.

Ky rast ka ndikuar shumë edhe te trajneri portugez, Jose Mourinho, i cili zbuloi se ka qarë dhe është lutur shumë për ish futbollistin e tij.

“Sot, nuk mund të ndaloj së menduari për atë që ndodhi atë ditë, unë mendoj se është një ditë për të festuar dhe jo për t’u trishtuar pasi ai është gjallë”, tha Mourinho për talkSPORT.

“Dashuria, solidariteti, shpirti familjar. Nuk kishte të bënte vetëm me familjen e tij, por kishte të bënte me familjen e futbollit. Futbolli bashkon njerëzit. Unë u luta dje, qava dje, por sa miliona e bënë atë në të gjithë botën. Besoj shumë sepse futbolli mund t’i sjellë njerëzit sëbashku. Dje, futbolli i bashkoi njerëzit. Sigurisht, unë nuk fola me të, por fola me Pierre-Emile Hojbjerg këtë mëngjes dhe Pierre është shumë optimist për Christian. Lajmet janë të mira, kështu që mendoj se është një moment për të festuar“, përfundoi Mourinho.

/GazetaBlic Sport/