Kombëtarja e Holandës ka shënuar fitore ndaj Ukrainës.
Holanda ka mposhtur Ukrainën me rezultatin 3:2, shkruan GazetaBlic Sport.
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin e barabartë 0-0, kurse në të dytën u realizuan pesë gola.
Wijnaldum dhe Weghorst shënuan fillimisht për Holandën, ndërsa Ukraina reagoi dhe barazoi rezultatin me golat e Yarmelenko dhe Yaremchuk.
Pak para fundit të sfidës, Holanda gjeti golin e tre pikëve me Demfries, i cili shënoi me kokë.
Holanda tani bashkë me Austrinë kanë nga tre pikë, kurse Maqedonia e Veriut dhe Ukraina janë pa pikë në grupin.

/GazetaBlic/


