Sporti

Dëmtoi syrin në ndeshjen ndaj Rusisë, ylli i Belgjikës mbyll para kohe Europianin, do t’i nënshtrohet një operacioni

06/13/2021 19:03
nga:L J

Timothy Castagne nuk do të jetë më pjesë e përfaqësueses së Belgjikës në Euro2020.

Futbollisti i Leicester pësoi një frakturë të dyfishtë pranë gropës së syrit dhe me shumë gjasa do të duhet t’i nënshtrohet një operacioni, çka do të thotë se Europiani për të përfundon para kohe.

Futbollisti i Leicester u detyrua të zëvendësohej në minutën e 27-të, pas përplasjes me kundërshtarin rus Daler Kuzyaev.

Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez konfirmoi pas ndeshjes se lojtari nuk do të jetë pjesë e skuadrës.

”Një lajm vërtet i keq për mua, jam shumë i trishtuar që nuk do e kem Castagne për ndeshjet e ardhshme.”