Sporti

Angli – Kroaci, ky ishte lojtari i ndeshjes

06/13/2021 17:10
nga:L J

Kombëtarja e Anglisë ka fituar ndaj Kroacisë në ndeshjen e parë të grupit D.

Anglia ka triumfuar me rezultatin e ngushtë 1-0 në takimin e parë të zhvilluar në kampionatin evropian, Euro2020.

Golin e vetëm në këtë sfidë dhe të fitores për ekipin e Gareth Southgate e realizoi sulmuesi Raheem Sterling.

Pas ndeshjes, UEFA e ka shpalluar Raheem Sterlingun si lojtarin më të mirë të ndeshjes.

Për Sterling, ky ishte goli i parë në një kampionat evropian me Anglinë.

/GazetaBlic Sport