Lajme

Muharremaj në Suharekë për ditën e çlirimit: Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe të rënëve për liri

06/13/2021 16:51
nga:Q R

13 Qershori shënon Ditën e Çlirimit të Suharekës, ku për nder të kësaj dite përkujtohen dëshmorët dhe martirët e kësaj komune.

Si çdo vit, edhe këtë herë pati aktivitete të shumta në krye me kryetarin e komunës, Bali Muharremaj.

Muharremaj së bashku me shoqatën e Invalidëve të Luftës së UÇK-së nderuan me mirënjohje invalidët e luftës së UÇK-së.

Kryetari për nder të kësaj dite kujtoi dëshmorët e Suharekës, të cilët ranë për liri.

LEXO EDHE:

Hoxhaj në Suharekë për ditën e çlirimit: E gëzofshim për jetë e mot Kosovën!