Lajme

Pas rritjes së numrit të personave të vaksinuar kundër COVID-19, shtohen fluturimet ditore në Evropë

06/13/2021 16:27
nga:Q R

Fluturimet ditore janë shtuar në Evropë më shumë, pasi janë rritur më shumë numrat e vaksinimeve.

Kjo u bë e ditur nga raporti i fluturimeve që është përgatitur nga Organizata Evropiane për Sigurinë e Fluturimit Ajror (EUROCONTROL).

Sipas të dhënave të fluturimeve të javës së kaluar, numri i fluturimeve ditore në Spanjë u rrit për 32 për qind me 2,182 fluturime, në Itali për 39 për qind me 1,651 fluturime , shkruan NTV.

Ndërsa, Greqia kishte 833 fluturime me një rritje prej 49 për qind dhe Gjermania 2,518 fluturime me një rritje prej 19 për qind.

LEXO EDHE:

Një i vdekur dhe shtatë raste të reja me koronavirus