Christian Eriksen pati një ndodhi të keqe dje në ndeshjen Danimarkë-Finlandë.
Danezi u rrëzua në fushë pa ndjenja dhe ishte në gjendje kritike për jetë, shkruan GazetaBlic Sport.
E gjithë bota e futbollit u prek nga ky moment i keq i mesfushorit të Interit duke u lutur dhe shprehur mbështetjen e plotë për të dhe familjen e tij.
Federata daneze e futbollit sot përmes Tëitter ka raportuar se gjendja e mesfushorit është stabile, dhe ka falenderuar të gjithë për mesazhet mbështetëse të tyre.
“Këtë mëngjes në kemi folur me Eriksen, i cili i ka përshëndetur të gjithë bashkëlojtarët e tij. Gjendja e tij është stabile dhe ai po vazhdon të qëndrojë në spital për ekzaminime të tjera”, shkruan në komunikatën zyrtare të Federatës daneze të futbollit.
“Ne i falenderojmë të gjithë për mesazhet e tyre të sinqerta drejtuar Eriksenit, i inkurajojmë të gjithë që të dërgojnë mesazhet e tyre të cilat ne do të sigurohemi që do të arrijnë te Eriksen dhe familja e tij”, përfundon shkrimi i federatës daneze të futbollit.
/GazetaBlic Sport/


