Trajneri i kombëtares së Danimarkës, Kasper Hjulmand ka folur në lidhje me rastin e Christian Eriksen si dhe me mundësitë e ofruara nga UEFA për nedshjen ndaj Finlandës.
“Kjo mbrëmje u kujtoi të gjithëve atë që ka vërtet rëndësi në jetë. Marrëdhëniet e vlefshme njerëzore, njerëzit përreth nesh. Familja. Miqtë,” tha ai për traumën e asaj që i ndodhi Eriksenit, përcjell GazetaBlic Sport.
Më tutje, Hjulmand zbuloi që propozimet që kishte nga UEFA që ndeshja të zhvillohej nesër më fillim nga ora 12:00, por ata zgjodhën që ajo të luhet sonte. “Uefa propozoi opsionin e rifillimit të lojës nesër në 12, por në fund ne zgjodhëm të luanim gjithsesi sot” përfundoi Hjulmand.


