Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:40 në rrugën “Lumni Surdulli” në Vushtrri.
Si pasojë e përplasjes së një veture me një çiklist ka humbur jetën ky i fundit.
Lajmin për “Gazeta Blic” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Njoftimi i plotë:
Aksident trafiku me fatalitet
Një aksident trafiku me pasojë fatale ka ndodhur sonte rreth orës 19:40, në rrugën “Lumni Surdulli” në Vushtrri.
Në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një çiklist ku si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident ka humbur jetën viktima çiklisti i moshës 59 vjeçar.
Hetuesit e njësisë së trafikut rajonal nën udhëheqjen e prokurorit të rastit, kanë nisur hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me aksidentin fatal.
Ndërsa ndaj të dyshuarit shkaktarit të aksidentit, është caktuar masa e ndalimit policor.