Sporti

Statistikë shumë interesante nga Zvicra, në katër evenimentet e fundit golin e parë të turneut e realizon me kokë pas krosimit nga këndi

06/12/2021 18:42
nga:Mergim Rreci

Kampionati Evropian ka nisur sot për Kombëtareb e Zvicrës.

Zvicra barazoi me rezultat 1 me 1 ndaj Uellist, në ndeshjen e parë të “Euro 2020”, shkruan GazetaBlic Sport.

Embolo shënoi golin e vetëm për kombëtaren helvete në këtë takim, gol ky që u realizua me kokë.

Fakti interesant është se Zvicra në katër evenimentet e mëdha që nga viti 2014 e deri tek “Euro 2020”, golin e parë në ndeshjen hapëse e ka shënuar me kokë pas krosimit nga këndi.

Që nga Admir Mehmeti 2014, më pas Schar ndaj Shqipërisë në vitin 2016, Zuber në Kupën e Botës 2018 e deri te Embolo sot.