Sporti

Përfundon ndeshja në mes Uellsit dhe Zvicrës, dy gola dhe shumë raste në takimin e dytë të “Euro 2020”

06/12/2021 16:55
nga:E K

Ka përfunduar ndeshja në mes Uellsit dhe Zvicrës.

Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 1 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.

Embolo shënoi golin e parë në këtë takim për t’i dhënë epësinë kombëtares së Zvicrës, gol tek i cili asistoi Xherdan Shaqiri.

Megjithatë, Uellsi nuk u dorëzua dhe nëpërmjet Moore barazoi shifrat dhe mori një pikë me shumë vlerë sot.

Sa i përket futbollistëve shqiptarë, Granit Xhaka luajti 90′ minuta, kurse Xherdan Shaqiri u zëvendësua në minutën e 69’të.

Kjo është renditja tabelare pas ndeshjeve të para në Grupin A.

/GazetaBlic Sport/