FC Prishtina ka prezantuar tri përforcimet e reja në klub.
Mendurim Hoti nga Feronikeli, Xhevdet Shabani nga Drita dhe Bleart Tolaj nga Hajduku janë ardhjet e reja tek skuadra nga kryeqyteti, shkruan GazetaBlic Sport.
GazetaBlic Sport kishte raportuar para një muaji për interesimin e skuadrës së Prishtinë për Mendurim Hotin dhe tashmë ky transferim është një çështje e kryer.
Xhevdet Shabani vjen tek skuadra e Zekirja Ramadant pas një aventure shumë të sukssesshme me Dritën, andaj pritet të jetë një “infuzion” i madh edhe për garat evropiane.
/GazetaBlic Sport/


