Anglia dhe Kroacia do të përballen nesër nga ora 15:00 në kuadër të Kampionatit Evropian.
Anglia dhe Kroacia ndodhen në grupin D të “Euro 2020”, shkruan GazetaBlic Sport.
Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, tha se Kroacia është një sfidë e madhe për ta për takimin e parë, pasiqë Kroacia është një skuadër e mirë me lojtarë të jashtëzakonshëm dhe me shumë përvojë.
“Kroacia ka një ekip me përvojë, me lojtarë të jashtëzakonshëm, mentalitet të shkëlqyeshëm dhe të adaptueshëm taktikisht, kështu që ata me të vërtetë janë një sfidë e madhe për ne në takimin e parë. Por ne e dimë që kemi qenë në gjendje t’i mposhtim ata më herët”, tha Gareth Southgate.
/GazetaBlic Sport/


