Sporti

Trajneri i Kroacisë: “Anglia është favorite për të fituar Kampionatin Evropian”

06/12/2021 15:10
nga:E K

Anglia dhe Kroacia do të përballen nesër nga ora 15:00 në kuadër të Kampionatit Evropian.

Anglia dhe Kroacia ndodhen në grupin D të “Euro 2020”, shkruan GazetaBlic Sport.

Trajneri i Kroacisë, Dalic, ka thënë se Anglia është favorite për të fituar Kampionatin Evropian.

“Anglia është një nga favoritët për të fituar Euro 2020. Ata kanë një ekip të shkëlqyeshëm, shumë lojtarë të mirë, veçanërisht në sulm. Ne do të duhet t’i ndalojmë ata dhe nuk do të jetë e lehtë, veçanërisht në ëembley. Qëllimi kryesor i yni është të kalojmë fazën e grupeve”, tha Zlatko Dalic.

/GazetaBlic Sport/