Italia dje mposhti Turqinë me rezultat 0-3, në ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian ‘Euro 2020’.
Bonucci është shprehur se ai nuk është befasuar nga kjo fitore solide të Italisë ndaj Turqisë, shkruan GazetaBlic Sport.
Ai tha se e kishte imagjinuar se do të ishte kështu duke e parë ‘rrugën’ e mirë të Italisë që ka bërë deri në Kampionatin Evropian.
“Kur filloni këtë aventurë, keni nevojë për disa tensione, dëshirë për të dalë në fushë sa më parë. Imagjinoja se do të ishte kështu për shkak të rrugës që ndoqëm për të arritur këtu”, tha Bonucci për Sky Sport Italia.
/GazetaBlic Sport/


