Ciro Immobile shpjegon se Italia u përpoq të lodhte Turqinë në pjesën e parë dhe tregoi durim për t’i shpërqendruar ata, duke fituar përfundimisht 3-0.
Italia kurrë më parë nuk kishte shënuar tre gola në një ndeshje të Kampionatit Evropian, por e bëri atë sonte ndaj Turqisë 3-0 në “Olimpico”, përcjell GazetaBlic Sport.
Ishte fitorja e tyre e nëntë radhazi, me nëntë ndeshje që e rujaten portën të pastër dhe 28 gola të shënuar.
“Të shohësh tifozët të festonin pasi gjithë kësaj kohë ishte e mrekullueshme, më në fund u bashkuam pas kaq shumë kohësh nga ky virus i mallkuar”, tha Immobile për RAI Sport.
“Mendoj se ne treguam durim këtë mbrëmje. Turqia është një skuadër e fortë dhe shkaktoi probleme për shumë ekipe të larta. Ne u përpoqëm t’i lodhnim ata në pjesën e parë, duke lëvizur topin majtas dhe djathtas, duke u përpjekur t’i përhapim ato.
“Turqia ishte më e lodhur pas pushimit dhe pas golit u duhej të hapnin disa hapësira, kështu që atëherë u shfaq cilësia jonë. ”
Immobile gjeti rrjetën për paraqitjen e tij të tretë radhazi në Itali dhe e bëri atë në stadiumin “Olimpico”, ku luan Lazio.
“Shënimi i një goli në debutimin tim në Euro në stadiumin e skuadrës time nuk mund të ishte më mirë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


