Lajme

IBAS shpërblehet me çmimin ‘Inovacioni i vitit 2021’ nga ICT Awards

06/11/2021 21:38
nga:Gazeta Blic

Pronari i IBAS, Gazmend Selmani ka njoftuar se kompania e tij ka marrë çmimin’ Inovacioni i vitit 2021’’ nga ICT Awards.

Selmani thotë se IBAS tashmë është rrugës për në tregun evropian.

Ja postimi i plotë:

Çmimi i “Inovacioni i vitit 2021” për ibas

Puna vetëmohuese e shumëvjeçare e të gjithë personelit të IBAS dhe pbc u kurorëzua me çmimin Inovacioni i vitit nga ICT Aëards – një organizim tejet kredibil e tejet profesional, në mbarë trojet shqiptare.

Ky çmim është një rikonfirmim i revolucionit IBAS, i cili, tashmë është nisur për në tregun evropian. Aty ku, edhe ne, denjësisht do ti shpërfaqim vlerat e vërteta shqiptare.

Mirënjohje të veçantë dhe e përjetshme për të gjithë përkrahëset e përkrahësit e këtij rrugëtimi