Belgjika do të jetë pa mesfushorin kryesor Kevin de Bruyne për ndeshjen e tyre të parë të Kampionatit Evropian në Grupin B, kundër Rusisë në Shën Petersburg.
De Bruyne vazhdon të shërohet nga një lëndim të syrit dhe hundës në finalen e Ligës së Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport.
Rusisë iu dha një goditje poashtu pasi mesfushori Andrei Mostovoy ishte pozitiv për Covid-19.
Mbrojtësi Roman Yevgenyev zuri vendin e tij në skuadrën me 26 futbollistë.
/GazetaBlic Sport/


