Sporti

Wembley synon të pranojë 40 mijë tifozë në fazën e eliminimit direkt

06/11/2021 13:39
nga:E K

Kampionati Evropian fillon sot me ndeshjen hapëse mes Turqisë dhe Italisë me fillim nga ora 21:00.

Lajmi i mirë për këtë kampionat është rikthimi i tifozëve nëpër stadiume, shkruan GazetaBlic Sport.

Vendet organizuese vazhdimisht po shqyrtojnë mundësitë për rritjen e numrit të tifozëve të pranishëm nëpër stadiumet përkatëse.

Kapaciteti për tre ndeshjet e para të fazës së grupeve në stadiumin Wembley është 22,500.

Stadiumi Wembley synon që të ketë në dispozicion gjysmën e kapacitetit të stadiumit në fazën e eliminimit direkt.

Që nga faza 1/16, Wembley pritet të lejojë deri në 40 mijë tifozë.