Ish negociatorja e Kosovës në bisedimet Kosovës Serbi Edita Tahiri ka folur rreth krijimit të mini shengenit dhe për rreziqet që mund t`i ketë Kosova, e në përgjithësi përfitimet që mund t`i ketë Serbia, shkruan Gazeta Blic.
Ajo ka shkruar se krijimi i mini shengenit është kthim prapa për vendet e rajonit dhe se përmes mini shengenit i hapet rruga Serbisë që të kthehet në hegjemon ekonomik në Ballkan si rrugë alternative për krijimin e “Serbisë së Madhe”
Reagimi i plotë:
Ne vend se nje treg i perbashket me Evropen, ka rrezik qe te behet treg i perbashket me Serbine. Eshte nje kthim prapa per rajonin dhe nje mundesi qe Serbia te kthehet ne hegjemon ekonomik ne Ballkan, si nje rruge alternative per te krijuar “Serbine e Madhe”, duke qene se deshtoi politikisht kur tentoi ndryshimin e kufijve ne tre vitet e fundit. Kosova duhet te kete kujdes mos ta bej gabime!
Albin Kurti: Kur është shpallur Pavarësia, askush nuk e ka menduar njohjen nga Serbia!


