Lajme

Kurti: Nuk i kemi borxh askujt, por na kanë borxh shumëçka!

06/11/2021 12:16
nga:M K

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë Kosova nuk duhet të ngutet lidhur me marrëveshjen finale, pasi nuk i kanë borxh askujt.

I pari i ekzekutivit, tutje ftoi partitë opozitare për konsensus, për të kuptuar se mosmarrëveshja me Serbinë nuk duhet të jetë peng për të ecur tutje, përcjell GazetaBlic.

“Ju ftoj që bashkarisht të arrijmë një konsensus për dialog, por asesi për t’u ngutur. Ne nuk i kemi borxh askujt, por na kanë borxh shumëçka. Nuk duhet të jemi peng të mosmarrëveshjes me Serbinë”, tha ndër të tjera Kurti para deputetëve.

LEXO EDHE:

Albin Kurti: Kur është shpallur Pavarësia, askush nuk e ka menduar njohjen nga Serbia!

/GazetaBlic/