Lajme

Organizuan gara ilegale të veturave e më pas iu vërsulën zyrtarëve policorë

06/11/2021 11:30
nga:M K

Policia e Kosovës dje në Prizren është përballë me disa persona që kishin organizuar një eveniment me vetura dhe motoçikleta.

Policia ka thënë se dje është raportuar se është duke u mbajtur një eveniment me vetura dhe motoçikleta të zhurmshme.

Njësia policore dhe inspektorët e AVUK-ut kanë dal në vendin e ngjarjes dhe pasi kanë filluar të kërkojnë dokumentet personave, rreth 60 persona u janë vërsulur zyrtarëve policorë.

Për të vënë nën kontroll, zyrtarët policor kanë përdorur sprej zyrtar.

Nuk raportohet për të lënduar. Rasti duke u hetuar nga njësitë relavante policore.

LEXO EDHE:

Gruaja e tij abortoi në QKUK, pjesëtari i FSK’së eskalon duke shkaktuar dëme në spital