Sporti

Legjenda e futbollit gjerman nuk e sheh si titullar Toni Kross: Gjermania e mbushur me mjeshtra

06/11/2021 09:50
nga:E K

Nuk e shoh Toni Kroos si titullar te ekipi kombëtar“, u shpreh Lothar Matthaus. Legjenda e futbollit gjerman është një tip që krijon gjithmonë polemika ma deklaratat e tij të sinqerta.

I menjëhershëm reagimi i mesfushorit të Real Madrid, një nga lojtarët më të rëndësishëm të “Pancerave”, të cilët debutojnë në Euro 2020 kundër Francës (15 qershor).

“Ndoshta duhet t’i marr si sinjal pozitiv fjalët e Matthaus. Gjermania është e mbushur me ekspertë, gjatë Europianit do të shtohet numri i tyre”.

“Do rraskapitesha nëse do të lexoja formacionet ideale të gjithë këtyre mjeshtrave. Çdokush mund të bëjë formacionin që dëshiron”.

“Unë jam pjesë e kombëtares prej 11 vitesh dhe nuk jam marrë kurrë me formacionin. Unë di se çfarë mund t’i jap skuadrës. Është gjë e mirë që kemi kaq shumë mesfushorë të mirë, por në fund vendos Low“, deklaroi Kroos.