Lajme

“LDK i fiton 12 komuna në zgjedhjet lokale”

06/11/2021 08:05
nga:M K

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri ka thënë se partia e tij, përveç se do të mbajë komunat aktuale që i ka në qeverisje, do të fitojë edhe disa të reja në zgjedhjet lokale që do të mbahen sivjet në vjeshtë.

Tahiri thotë se LDK-ja po i bën hapat e duhur t’i rikonfirmojë komunat aktuale.

“LDK do ta rikthejë Podujevën dhe Prishtinën. Në Klinë katër parti ndahen vetëm me 300 vota. Do të jetë shumë me rëndësi përzgjedhja e kandidatëve. Dragashi do të merret. LDK është mundur nga PDK vetëm me votat e subjekteve minoritare. Nuk do të thotë se është kësaj here minoritarët do të shkojnë me PDK-në”.

Kryetari i Vushtrrisë thotë se gjasat e mëdha janë që LDK t’i rikthehejë Prizrenin dhe Ferizajn.

“Mund të them se LDK do të fitojë mbi në mbi 10 komuna. LDK fiton së paku 12 komuna në zgjedhje komunale”, ka deklaruar Tahiri.

Panelistët tjerë në “Debat Plus” nuk janë pajtuar me këtë parashikim të Tahirit.

Xhevdet Pozhari thotë se LDK mund të fitojë rreth 5 komuna në zgjedhjet e ardhshme komunale.

“LDK do të ketë sukses në zgjedhje nëse fiton 5 komuna”, deklaroi Pozhari.

Dardan Gashi thotë se LDK në fund të procesit do të jetë fituese e zgjedhjeve.

“LDK do të jetë befasia e këtyre zgjedhjeve lokale…LDK do të jetë fituese në më pak 10 komuna”, deklaroi Gashi.

Vehbi kajtazi thotë se LDK do t’i fitojë katër komunat nga tetë ku tashmë janë konfirmuar kandidatët.

Ai thotë se LVV po ka problem të gjejë kandidatë për kryetarë komunash.

Kujtojmë, LDK aktualisht qeverisë shtatë komuna: Pejë, Gjilan, Vushtrri, Lipjan, Istog, Viti, Fushë Kosovë, ndërsa Podujevën që e kishte fituar në zgjedhjet lokale të vitit 2017, e ka humbur pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme kur Agim Veliu u bë Ministër i Brendshëm.

LEXO EDHE:

Përplasja e Kurtit me Bërnabiqin e deklaratat për mini-shengenin, krejt çka ndodhi dje në Samitin në Tiranë