Lajme

Elvis Hoxha thotë se Edi Rama po synon ta rikthejë Jugosllavinë

06/10/2021 20:43
nga:Gazeta Blic

Elvis Hoxha nga Lëvizja Vetëvendosje është rikthyer me deklaratat e tij të ‘’zakonshme’’, derisa kësaj here ka thënë se kryeministri shqiptar Edi Rama dëshiron ringjalljen e Jugosllavisë.

Hoxha, përmes një shkrimi tha se në lidhje me Kosovën as Rama, e as Brnabici nuk e dëgjojnë njëri tjetrin.

Por sipas Hoxhës të dytë e mbrojnë autorësinë e mini-shengenit.

‘’ Edi Rama nuk dëgjon se ç’thotë Bernabiçi në lidhje me Kosovën. Bernabiçi nuk e dëgjon Ramën se ç’i kërkon në lidhje me Kosovën. Por si Rama edhe Vuçiçi mbrojnë secili autorësinë e mini-shengenit. Madje Rama deklaron se jemi vonë’’, shkroi Hoxha.

Ai tutje tha se se Ramës i intereson vertëm ringjallja e Jugosllavisë.

Ky është postimi i plotë:

Edi Rama nuk dëgjon se ç’thotë Bernabiçi në lidhje me Kosovën. Bernabiçi nuk e dëgjon Ramën se ç’i kërkon në lidhje me Kosovën. Por si Rama edhe Vuçiçi mbrojnë secili autorësinë e mini-shengenit. Madje Rama deklaron se jemi vonë.

Shkurt: shteti i Kosovës nuk iu intereson as Ramës e as Vuçiçit, por vetëm ringjallja e Jugosllavisë.

Rama duhet të kuptojë se Serbia është vonë përsani takon njohjes së Kosovës. Por nuk kemi asnjë detyrim të ribëjmë Jugosllavinë.