Zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Florian Dushi, ka hedhur kritika ndaj kryeministrit Kurti, për ngjarjen e ceremonisë së serbëve ku mbajtën meshë për herë të parë pasluftës në Kishën në qendër të Prishtinës, raporton Gazeta Blic.
Dushi e quan Kurtin, patriot të tranformuar, teksa thotë se është duke improvizuar përplasje me Bërnabiqin, derisa në Prishtinë po ndodhë provokim i rëndë dhe tendencë për funksionalizimin e Kishës së Milloshëviqit dhe Arkanit në Prishtinë.
“Patrioti i tranformuar improvizon një përplasje me Bërnabiqin, derisa qytetarët e shtetit të tij provokohen rëndë nga tendenca për funksionalizimin e Kishës së Millosheviçit e Arkanit në Prishtinë”, ka shkruar Dushi.