Sporti

Formacioni i yjeve që do të mungojnë në Kampionatin Evropian

06/10/2021 18:52
nga:Mergim Rreci

Nga nesër deri më 11 Korrik, kontinenti do të mbajë frymën, pasi do të mbahet edicioni i 16 i Evropianit.

24 kombëtaret më të mira do të duelojë për trofeun më të rëndësishëm në një muaj të nxehtë të mbushur me plot spektakël, përcjell GazetaBlic Sport.

Shumë yje të futbollit evropian do të zbresin në fushën e blertë gjatë këtij muaji.

Megjithatë, shumë emra të mëdhenj kanë mbetur jashtë këtij kompeticioni për shkak të lëndimeve që i kanë pësuar.

Ky është njëri ndër formacionet e projektuara me futbollistë që kanë shkëlqyer me skuadrat e tyre, por që në saje të lëndimeve nuk do të mund të jenë pjesë e Euro2020.