Mesfushori i Anglisë, Declan Rice ka bërë një deklaratë të çuditshme duke u shprehur se do të pinte birrë nëse ‘’3 Luanët’’ do të fitonin Kampionatin Europian.
22 vjeçari i cili zhvilloi një sezon fantastik me West Hamin u grumbullua nga trajneri i cili e shikon si një element të rëndësishëm në skuadër.
Në një deklaratë për mediat britanike, Rice u shpreh se nuk kishte provuar kurrë birrën, por do ta provonte nëse Anglia triumfon në kompeticionin e verës.
‘’ Unë jam 22 vjeç dhe deri më tani nuk kam pirë kurrë një birrë. Nuk më pëlqen aroma, kjo është arsyeja pse nuk e kam provuar, madje kurrë mos iu afroni një birre. Por e dini çfarë? Do ta provoj nëse bëhemi kampionë”.