Kampionati Evropian fillon nesër dhe do të rrugëtojë deri me 11 korrik me ndeshje të ndryshme.
Përveç ndeshjeve në fushën e blertë, kampionate të tilla shoqërohen edhe me gjëra interesante jashtë saj, përcjell GazetaBlic Sport.
Ndër vite ka pasur kafshë të ndryshme që janë përdorur si parashikues të rezultateve të ndeshjeve dhe shumë herë kanë ditur të jenë edhe të sakta.
Predikuesi i ndeshjeve të Kupës së Botës 2018, qeni me nofkën “salçiçja psiqike”, është rikthyer në aksion për kampionatin Europian, duke prediktuar fituesit e ndeshjeve kyçe, duke zgjedhur ushqimin e tij të preferuar nga ato tradicionalet e kombëtareve.
Ai ka në dispozicion dy tentativa, nëse shkon tek i njëjti ushqim të dyja herët, atëherë ajo skuadër fiton, nëse shkon te ushqimi tjetër në tentativën e dytë, atëherë është një barazim.
Qeni parashikoi një barazim për ndeshjen hapëse mes Italisë dhe Turqisë, duke shkuar një herë te spageti bolonjez e herën tjetër zgjodhi qebapin turk me mish qengji.


