Italia dhe Turqia e nisin nesër me ndeshjen hapëse Kampionatin Evropian.
Kombëtarja e Italisë do të tentojë që me një fitore nesër ta fillojë mbarë kompeticionin më të madh evropian për shtete, përcjell GazetaBlic Sport.
Para kësaj ndeshjes, trajneri i kësaj kombëtarje, Roberto Mancini tha se kombëtarja e Turqisë është një kombëtare shumë e fortë.
“Turqia është një ekip i fortë, sepse lojtarët e tyre janë të mirë teknikisht dhe fizikisht të fortë. Ata janë përmirësuar shumë. Do të jetë e njëjta lojë kundër Zvicrës dhe Uellsit. Ky grup është mjaft i vështirë. Nuk ka gjasa për të gjetur skuadra të dobëta në një konkurs si kjo“, tha Mancini.
Ndeshja zhvillohet nesër me fillim nga ora 21:00.
/GazetaBlic Sport/


