Sporti

Përfaqësueset me udhëtimet më të gjata në “Euro 2020”

06/10/2021 15:08
nga:Gazeta Blic

“Euro 2020” është në prag të nisjes dhe do të jetë garë e veçantë. Ndeshjet do të luhen në 11-të shtete të ndryshme. Kjo do të thotë se do të ketë më shumë udhëtime se zakonisht.

Disa prej shteteve pjesëmarrëse do të bëjnë udhëtimet më të gjata, por gazeta spanjolle “Marca”, i ka renditur se cilat janë ato që do të bëjnë më së shumti kilometra udhëtime gjatë fazës së grupeve.

Në secilin prej gjashtë grupeve, është një shtet që do t’i zhvillojë të gjitha ndeshjet në shtëpi. Ato shtete janë Italia, Danimarka, Holanda, Anglia, Spanja dhe Gjermania. Shtetet tjera do ta luajnë ndonjë ndeshje në shtëpi dhe do të luajnë në udhëtime, përfshirë këtu Skocinë, Hungarinë dhe Rusinë.

Pjesa tjetër e skuadrave do të jetë në udhëtime.

Zvicra do t’i përshkojë 10.012 kilometra në udhëtime, nëse merren për bazë të gjitha, nga baza ku janë të vendosur gjatë kohës së fazës së grupeve.

Menjëherë pas Zvicrës renditet Polonia që do të bëj 9457 kilometra udhëtime, Belgjika me 9157 kilometra, ndërsa top katërshen e mbyll Suedia, me 8729 kilometra.

Shteti me më së paku kilometra udhëtime do të jetë Skocia, me 1110 kilometra.

Në listën e “Marcas”, nuk janë të përfshira gjashtë skuadra që luajnë në shtëpi në raundin e parë.

Zvicra: 10,012km

Polonia: 9,457km

Belgjika: 9,157km

Suedia: 8,729km

Turqia: 7,971km